18:15 / 11.05.2022
Aksident trafiku në “Kodrën e Trimave”
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë, ku një motoçikletë është përplasur në një automjet.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për ndriçimin e rrethanave që çuan deri tek aksidenti. Për momentin nuk raportohet për viktima eventuale.