10:26 / 12.05.2022
E shfrytëzonte fëmijën për lëmoshë, arrestohet
Emine Hoti /RTKlive
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një femër të dyshuar e cila po e shfrytëzonte fëmijën e saj për të kërkuar lëmoshë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën në Deçan.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që e njëjta është hasur së bashku me fëmijën e saj të cilën e shfrytëzonte për të kërkuar lëmoshë nëpër qytet ”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.