41 aktakuza për 24 orë
Foto: RTK
Kronika

41 aktakuza për 24 orë

Emine Hoti /RTKlive

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzetenjë aktakuza kundër dyzetenëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga Prokurori i Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë persona, si dhe janë bërë shtatë  kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor ndaj një (1) personi,  si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Kurse Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjithsej tre  (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur  shtate (7) aktakuza kundër tetë  (8) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Poashtu edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa