Burri nga Kamenica bie nga ura në lumë dhe vdes
Foto: RTK
Kronika

Burri nga Kamenica bie nga ura në lumë dhe vdes

Emine Hoti /RTKlive

Policia e Kosovës njofton se një burrë në fshatin Koretin të Kamenicës ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur.

Siç njofton policia, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës

Tutje, në raport thuhet se me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.

 “Fsh. Koretin, Kamenicë 12.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull  kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika