Rrahje mes pesë të miturve në Pejë
Foto: RTK
Kronika

Rrahje mes pesë të miturve në Pejë

Emine Hoti /RTKlive

Dy të mitur janë rrahur me tre të tjerë në Vitomiricë të Pejës.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:30 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

 Sipas policisë, të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, janë rrahur me tre viktima meshkuj kosovarë të mitur. Të dyshuarit dhe viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika