Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi të miturën
Foto: RTK
Kronika

Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi të miturën

Emine Hoti /RTKlive

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit Sh. Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi” e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

 “Sipas kërkesës, “në mes të datës 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ‘Dhunimi’ e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 11 maj 2022 dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2022.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.