Arrestohen disa persona për vepra penale
Kronika

Arrestohen disa persona për vepra penale

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar për disa incidente qe kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas raportit të PK-së në Prishtinë Me 14.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, me datën e lartcekur ka kryer veprat penale ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu pas një mosmarrëveshje pronësore i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Edhe në Obiliq mbrëm është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti  i ka vjedhur një biçikletë ankuesit mashkull  kosovar si dhe ka  kryer disa raste tjera vjedhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.