Hetohen disa persona për vepra penale në vend
Kronika

Hetohen disa persona për vepra penale në vend

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar për disa incidente qe kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Dje rreth orës 15:30  është sulmuar viktima mashkull kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet

Raportohet se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN ku për 55 prej tyre nuk është prezantuar dokumentacioni i nevojshëm, e më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet. 

Po ashtu raportohet se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbollistike, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa