Arrestohet shoferi që aksidentoi 6 vjeçaren në Prishtinë
Emine Hoti /RTKlive
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar shoferi i cili kishte goditur dje një vajzë 6 vjeçare në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Siç njofton policia, vajza ishte dukë drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit kur i dyshuari e kishte goditur atë me veturë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po ashtu njofton që vajza kishte pësuar lëndime.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (fëmijë 6-vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit, është goditur nga një veturë me targa e vendore e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.