Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari
Foto: RTK
Kronika

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

Emine Hoti /RTKlive

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili derisa ishte duke lëvizur me veturë kishte shtënë më armë zjarri në ajër.

Siç njofton policia, nga i dyshuari është konfiskuar një revole me karikator me fishekë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:25 në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Tutje, thuhet se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa