Sulmuan fizikisht një 31-vjeçar, arrestohen katër persona në Ferizaj
Foto: RTK
Kronika

Sulmuan fizikisht një 31-vjeçar, arrestohen katër persona në Ferizaj

Kimete Kasumi/ RTKlive

Katër persona janë arrestuar të hënën pasi kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën ‘‘Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacionin e policisë katër persona të dyshuar (M/K), të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet M.K ( M/K) i moshës 31 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , dy të dyshuarit me inicialet D.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar dhe RR.T (M/K) 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar, lirohen për procedura të mëtejme hetimore.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa