Sulmohet zyrtari i Shërbimit Korrektues
Foto: RTK
Kronika

Sulmohet zyrtari i Shërbimit Korrektues

Emine Hoti /RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj një personi zyrtar.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të dielën në orën 13:05 në QKUK, ndërsa zyrtari i Shërbimit Korrektues ka raportuar se derisa ka qenë duke i ndihmuar të dyshuarit, është sulmuar fizikisht.

“QKUK, Prishtinë 15.05.2022 – 13:05. Viktima mashkull kosovar zyrtar i shërbimit Korrektues, ka raportuar se derisa ka qenë duke i ndihmuar të dyshuarit mashkull kosovar –pacient, është sulmuar fizikisht”, shkruan ndër të tjera në njoftimin  e  Policisë së Kosovës.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.


APR
Romay Lift