Prokuroria jep detaje për të dyshuarin që keqpërdori kartelat bankare
Foto: RTK
Kronika

Prokuroria jep detaje për të dyshuarin që keqpërdori kartelat bankare

Emine Hoti / RTKlive

Mbrëmë është arrestuar një person në vendin e tij të punës nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, thuhet se personi me iniciale A.S dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, dyshohet se ka vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si përgjegjës i ndërrimit, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, të cilat më pas i ka shitur dhe me këtë rast dyshohet se ka përfituar mjete-para në vlerë prej mbi 5,000.00 euro.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas pranimit të informacionit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, me dyshimin se është kryer vepra penale ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale të lartcekur, ku pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, fillimisht policia ka arrestuar të dyshuarin A.S., në vendin e tij të punës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’, nga neni 301 të KPRK-së, pasi i njëjti dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, dyshohet se ka vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si përgjegjës i ndërrimit, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, të cilat më pas i ka shitur dhe me këtë rast dyshohet se ka përfituar mjete-para në vlerë prej mbi 5,000.00 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në këtë çështje penale, me urdhër të prokurorit është sekuestruar një pajisje elektronike (telefon) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, si dhe ndaj të dyshuarit do të vazhdohet me veprimet procedurale.

Ndryshe, Sektori për krimet kibernetike i Policisë së Kosovës të hënën  ka vënë nën pranga një person të dyshuar për veprën penale "Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”. e hetimore, si dhe ndaj të dyshuarit do të vazhdohet me veprimet procedurale.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa