10:58 / 18.05.2022
Vetura godet një këmbësore, arrestohet shoferi
Emine Hoti / RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth në Krushë të Madhe në komunën e Rahovecit.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.























