2 të plagosur e 5 të arrestuar nga përleshja e djeshme në Klinë
Foto: Klina.info
Kronika

2 të plagosur e 5 të arrestuar nga përleshja e djeshme në Klinë

Jeton Musliu / RTKlive

Pesë  persona janë arrestuar si të dyshuar,  pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete, të mërkurën në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.

Policia deklaron se gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri dhe për pasojë, dy të persona janë plagosur, raporton RTKlive.

“Ata  janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaron Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, hetuesit policorë ka gjetur  dhe konfiskuar dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk.

Ndërkohë, të plagosurit janë dy anëtarë nga familja Gashi dhe Daka, për shkak të një ngatërrese, motivet e së cilës ende nuk janë zbardhur, raporton RTKlive.

Të arrestuarit janë F. Gashi (31-vjeç), Z.Gashi (56-vjeç), R. Daka (65-vjeç), E. Daka (25-vjeç) dhe M. Daka (67-vjeçar).

Të plagosurit janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal të pejës, nga plagët që kanë marrë në këmbë e bel.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje, ndërsa  dy të dyshuarit  tjerë të plagosur janë në tretman mjekësor nën mbikëqyrje policisë”, deklaroi Policia e Kosovës.

(18.05.2022)

Të plagosurit në Klinë,  65 dhe 25 vjeç

Dy persona plagosen nga të shtënat me armë zjarri në Klinë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orëve të mesditës në qendër të qytetit të Klinës.

“Rreth orës 13:40, Policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar  plagosjen e dy personave", ka thënë për RTK , Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës. Policia ka thënë se janë në grumbullim të informacioneve të para në lidhje me ngjarjen.

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Qendrën Mjekësore dhe sipas drejtorit, Haxhi Ibishi, ata më pas me urgjencë janë nisur drejt Spitalit të Pejës.

Burime jozyrtare kanë deklaruar se njëri nga të plagosurit është rreth 65 vjeç, nga fshati Cerovikë, derisa tjetri është 25 vjeç dhe është nga Klina.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes është duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, derisa Policia është në vend të ngjarjes.


APR
Romay Lift