Aksidenti në Austri, rrëfehet vozitësi i autobusit (E plotësuar)
ORF
Kronika

Aksidenti në Austri, rrëfehet vozitësi i autobusit (E plotësuar)

ORF

(E plotësuar: ora 13:15) Tashmë duket se është i qartë shkaku i aksidentit në Austri, i nisur nga Prishtina në drejtim të Hanoverit, rast nga i cili mbetën të lënduar rreth 20 udhëtarë.

Shoferi i autobusit i tha policisë se kishte parakaluar një kamion.  Më pas ai citohet të ketë thënë se ishte  befasuar nga punimet që po bëheshin në rrugë dhe në atë moment, nuk mund të shmangte më përplasjen me trafik ndarësen.

 Nuk dihet ende nëse shoferi i ka respektuar oraret e drejtimit dhe pushimit, raporton ORF, televizioni publik austriak.

Autostrada ka qenë e mbyllur për një kohë të gjatë në zonën e aksidentit.

Në selinë e Kryqit të Kuq, udhëtarët që ishin mirë me shëndet nga tronditja, pas rikuperimit vazhduan rrugën. Kompania e autobusëve të Salzburgut –Albus- vuri në dispozicion një autobus për të çuar udhëtarët deri  në destinacionin e tyre – në  Mynih, Shtutgart ose Hanover. 23 udhëtarë u larguan pak para mesditës.

Sipas Kryqit të Kuq, pesë pasagjerë të autobusit janë ende në trajtim spitalor. “Midis tyre janë tre të lënduar rëndë”, tha komandanti i shpëtimit të qarkut të Flachgau, Hermann Gerstgraser.

 "Tre të plagosurit rëndë u trajtuan nga ekipe mjekësh të urgjencës. Dy prej tyre u dërguan në spitalin e aksidenteve (UKH) në Salzburg, nën kujdesin e mjekëve të urgjencës dhe i treti në spitalin shtetëror. Vendi i aksidentit vetëm u pastrua plotësisht rreth të enjtes pasdite.

Kurtishaj: Të lënduarëve nga aksidenti në Austri iu uroj shërim të shpejtë

(E plotësuar: ora 13:30) Kryetari i Kuvendit të Odes Ekonomikë të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar rreth aksidentit të autobusit që ndodhi në Austri, ku qytetarëve të lënduar iu ka uruar shërim të shpejtë.

“Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve është shprehur e shqetësuar për lajmin e trishtueshëm të aksidentit të sotëm të autobusit me pasagjer nga Kosova që ishin nisur në drejtim të shtetit të Austrisë, fatmirësisht pa fatalitet. Në emër të Kryetarit të Shoqatës z. Kurtishaj dhe në emër të gjithë Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në aksidentin e sotëm në Austri. Në emër të shoqatës së transportit rrugor të udhëtareve dhe në emrin tim personal, Ju uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në aksidentin e sotëm në Austri”, tha Kurtishaj.

Aksidenti në Austri, MPJD: Tetë të lënduar kërkuan ndihmë mjekësore

(E plotësuar, ora 11: 52) Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë, pas aksidentimit të një autobusi me targa të Kosovës.

Në njoftim thuhet se shtatë persona janë liruar nga spitali, ndërkaq një po vazhdon trajtimin mjekësor.

"Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t'ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin", thuhet në njoftim.

MPJD tha po ashtu se ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës së Kosovës për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre.

Mediat në Austri raportuan se në orën 03:00 të së enjtes, një autobus me targa të Kosovës u aksidentua në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.

Autobusi Prishtinë- Hanover aksidentohet në Austri, ka të lënduar

(APA)

Një autobus është aksidentuar në autostradën pranë Eugendorf të enjten mbrëma. Sipas informacioneve fillestare, rreth 20 udhëtarë mund të jenë lënduar.

Kryqi i Kuq dhe zjarrfikësit kanë shkuar për ndihmë. “Aktualisht dimë për tre të lënduar rëndë dhe 16 të lënduar lehtë”, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner për APA.

“Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 mes nyjeve Salzburg-Nord dhe Wallersee (komuniteti i Eugendorf im Flachgau) në drejtim të Vjenës. Ky seksion është aktualisht një kantier ndërtimi qarkullimi është më i vështirësuar.

“Autobusi ka të ngjarë të jetë përplasur në trafik ndarësen prej betoni, për arsye që janë ende të paqarta”, tha zëdhënësi i policisë Hans Wolfgruber për APA. “Ishin rreth 25 persona në autobus", tha për APA, komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser.

Sipas tij, tre pasagjerë u lënduan rëndë dhe 16 të tjerë pësuan lëndime më të lehta. “Të gjithë u dërguan në spitalin e Salzburgut me automjetet e shpëtimit", thotë Gerstgraser. Sipas Wolfgruber, autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover.

“Këta janë turistë që padyshim vijnë nga Kosova”, tha ai. Një kontigjent i madh ndihmësish janë dërguar në vendin e aksidentit. Brigadat e zjarrit Hallwang dhe Eugendorf erdhën me rreth 60 vullnetarë me tetë automjete, dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës në 14 automjete.

Sipas Gerstgraber, paramedikët nga Flachgau, nga qyteti i Salzburgut, nga Austria, një automjet nga Freilassing (Bavaria) dhe tre mjekë të urgjencës ishin në detyrë. Autobusi është dëmtuar shumë dhe deri në orën 6:00 ndodhej në vendin e aksidentit. Për këtë arsye autostrada ishte e pakalueshëm në këtë zonë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa