09:55 / 19.05.2022
Vetura shkel një fëmijë në Istog
Emine Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se një person i gjinisë mashkullore ka goditur me veturën e tij një fëmijë këmbësor.
Rasti ka ndodhur dje në Vrellë të Istogut, ku sipas policisë fëmija ishte duke e kaluar rrugën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i pakujdesisë në komunikacion.
Siç njofton policia, fëmija ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.