Jasharaj: Qeveri të ndërroj qasjen ndaj arsimit
Foto RTK
Kosovë

Jasharaj: Qeveri të ndërroj qasjen ndaj arsimit

Afet BELA/ RTKlive

Në të gjitha shkollat e vendit sot nuk mbahet mësim, pasi Sindikata e Arsimit, ka vendosur që t’i bashkohet protestës, e thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha për RTK se protesta bëhet me qëllim të realizmin të kërkesave të tyre. Sipas tij pagat në arsim janë të ulëta.

“Është krijuar bindje se pagat në arsim janë të ulëta, mos të flasim për çerdhet dhe punëtorët teknik, punëtorët në arsim nëse vazhdohet me këtë ritëm, do të jenë edhe ata nesër varfanjak. Pra unë kërkojë nga qeveria e Kosovës të ndërroj dhe të dialogojë me neve”, tha ai.

Ai ka lutur prindërit të mos japin deklarata negative ndaj mësimdhënësve.”Ne jemi ndjerë të tradhtuar nga Këshilli i Prindërve, pra edhe më 8 prill nuk mori pjesë në protestë dhe nuk folën para medieve. Ata na thanë mos bëni greva e protesta. Deklaratat e prindër me të mos krijojnë mundësi të prishet imazhi i mësuesit, ka edhe prej tyre që nuk janë në nivel të detyrës, por pjesa dërmuese po japin të pamundurën, ne jemi me prindërit dhe duhet të jemi së bashku për të pasur suksese në arsimin e Kosovës”, tha ai për RTK.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa