Arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për pjesëmarrje në rrahje
Foto: RTK
Kronika

Arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për pjesëmarrje në rrahje

Emine Hoti/RTKlive

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve V.P, M.D dhe E.D, të dyshuar për vepër penale pjesëmarrje në rrahje.

Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, gjatë së cilës kohë të njëjtit nuk mund të largohen nga shtëpia e tyre përveç kur kjo është e domosdoshme për përmbushjen e nevojave jetësore dhe vetëm me lejen e gjykatës.

“Në rast të shkeljes së kësaj mase, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit.  Të pandehurve iu caktua masa e arrestit shtëpiak pasi që gjyqtari i procedurës paraprake, konstatoi se pretendimet e prokurorit të shtetit se ndaj të pandehurve duhet të caktohet masa e paraburgimit si masë më e rëndë izoluese për të penguar rrezikun e ndikimit në të dëmtuar dhe dëshmitar dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale nuk qëndrojnë, pasi gjykata është e bindur se edhe me masën e arrestit shtëpiak mund të arrihet pengimi i ndikimit në të dëmtuar dhe dëshmitar si dhe mund të pengohet rreziku i përsëritjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

 Tutje në njoftim thuhet se masa e arrestit shtëpiak ofron siguri të mjaftueshme për zhvillimin normal dhe të suksesshëm të procedurës penale.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa