Prokuroria e Shtetit brenda 24 orëve ndaloi shtatëmbëdhjetë persona
BKT
Kronika

Prokuroria e Shtetit brenda 24 orëve ndaloi shtatëmbëdhjetë persona

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar në kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren, brenda 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme.

Edhe në Mitrovicë gjatë 24 orëve , Prokuroria Themelore  ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 


MË SHUME NGA Kronika