11:38 / 23.05.2022
E mitura e dhunuar, kryen lindje në Spitalin e Gjilanit
Jeton Musliu / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Kllokot.
Ai dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të mitur kosovare, e cila ka mbetur shtatzënë.
Policia deklaron se arrestimi i shtetasit shqiptar është bërë të dielën.
“Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasi që viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtëmartesor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, nëna e viktimës njoftoi se vajza e saj ka lindur në spitalin e Gjilanit.























