Inspektorati Policor interviston 5, e suspendon 2 policë
BKT
Foto: IPK/Facebook
Kronika

Inspektorati Policor interviston 5, e suspendon 2 policë

Jeton Musliu / RTKlive

Inspektorati Policor i Kosovës suspendoi dy zyrtarë policorë të policisë kufitare.

Përmes rrugëve operative, IPK-ja është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare, janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar 5 zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar””, deklaron IPK-ja.

IPK sqaron se bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.

“Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, shkruan në njoftimin zyrtar.


MË SHUME NGA Kronika