Prokuroria kërkon paraburgim për 15 të arrestuarit në rastin “Gropa”
Foto: Policia e Kosoves
Kronika

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 të arrestuarit në rastin “Gropa”

Driton Ramadani/ RTK

(E plotësuar) Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kërkoi caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj, nda 15 të arrestuarve.

Të pandehurit janë S.Sh., A.D.,V.N.,S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh., Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I. dhe S.Y, mes tyre edhe tre shtetas nga Turqia, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2021, deri më 23 maj 2022, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit, kanë poseduar me qëllim të shitjes, 67  kilogram narkotik të llojit heroinë.

Prokuroria deklaron se të dyshuarit, fillimisht si lëndë të parë, lëndët narkotike i kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë në Republikën e Kosovës.

“Me  çka ata kryen veprën penale ‘Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe naloge”, deklaron Prokuroria Themelore në Ferizaj.

(Ora: 11:20)

Nga aksioni “Gropa”, 14 të arrestuar, 1 milion euro heroinë e konfiskuar

Rreth 70 kg lëndë narkotike të llojit heorinë, janë sekuestruar gjatë aksionit të së hënës të koduar “Gropa”, të policisë se Kosovës dhe Doganave, në rajonin e Ferizajt.

Me këtë rast, janë arrestuar 14 persona të dyshuar, derisa një tjetër ndodhet në arrati.

 “Pas një hetimi disa mujor dhe pas aplikimit ta masave teknike të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, janë kryer bastisje në 7 lokacione të ndryshme në Ferizajt dhe Shtërpcë”, tha Shukri Jashari, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Gjatë bastisjes janë gjetur 67,5 kg të llojit narkotik kadadon narkotik sintetik që është lloji i parë i këtij narkotiku i sekuestruar në Republikën e Kosovës”.

Sipas tij, ky narkotik ka qenë i paketuar në qese nga 500 gram, ku dyshohet për një sasi tjetër narkotiku, ku njësia antidrogë është në hetim e sipër.

“Besojmë që shumë shpejtë do të sekuestrohet edhe sasia tjetër ku kemi informacione se është e fshehur në rajonin e Ferizajt”.

Në anën tjetër polica deklaroi se droga e sekuestruar nuk kishte destinacion Kosovën.

 “Sipas informatave të siguruara, destinimi i kësaj droge ka pasur për qëllim tregun e jashtë Kosovës dhe vlera e kësaj droge kalon së paku, 1 milionë euro, sipas tregut vendor”, tha Reshat Murseli, drejtor i Antidrogës në Policinë e Kosovës.

 “Hetimet do të zgjerohen edhe në aspektin financiar”.

Në këtë aksion janë sekuestruar edhe një shumë e të hollave dhe gjësendeve të tjera që lidhen me rastin ndërsa të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


APR
Romay Lift