10:56 / 24.05.2022
Therën me thikë një person në Drenas, arrestohen dy të dyshuar
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një therje me thikë ka ndodhur në Drenas.
Dyshohet se dy persona kanë sulmuar viktimën dhe me pas e kanë goditur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit të policisë dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.