Deputetët vizitojnë drejtorinë rajonale të AKI-së në Gjilan
Foto/ Kuvendi i Kosovës
Kosovë

Deputetët vizitojnë drejtorinë rajonale të AKI-së në Gjilan

A.BELA/ RTKlive

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot qëndruan për vizitë pune në drejtorinë rajonale të AKI-së në Gjilan .

"Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të kryesuar nga Ganimete Musliu, kryetare, qëndruan për vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të AKI-së në Gjilan. Me këtë rast, anëtarët e këtij komisioni, u njoftuan për së afërmi me punën e kësaj drejtorie, si dhe për aktivitetet në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të vendit. Vizita të tilla, në të kaluarën janër realizuar edhe në drejtoritë tjera rajonale të AKI-së", njofton Kuvendi i Kosovës.
 


APR
Romay Lift