10:30 / 26.05.2022
Gjendet i vdekur një shtetas i Shqipërisë në Klinë
Valbona Thaçi/RTKLive
Një shtetas i Shqipërisë është gjetur dje pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Klinë.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.