Përkujtohen dëshmorët e betejës së Rastavicës
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Kosovë

Përkujtohen dëshmorët e betejës së Rastavicës

Isalm Haxhiu/RTK

Në 23 vjetorin e rënies së gjashtë dëshmorëve të kombit, në mesin e të cilëve edhe vëllezërit Arben e Luan Qerimaj, nderime bëri edhe Ramush  Haradinaj, kryetar i AAK-së, dhe ish -komandant  Zonës Operative të Dukagjinit.

Ai tha se nderimi për dëshmorët dhe familjet e tyre është obligim i përhershëm, prandaj është e dhimbshme  që sot në Kosovën e lire, të diskutohet se ai takon apo jo, pensioni  veteranit të UÇK-së.

Për familjarët dhe bashkëluftëtarët e dëshmorëve të rënë, dhimbja dhe krenaria bashkudhëtojnë kurdoherë.

 Më 26 maj të 98-ës në Betejën e Rastavicës ra në altarin e lirisë Arben Qerimaj. Ndërsa një vit më vonë, më 26 maj  ‘99te ranë heroikisht edhe Luan  Qerimaj  Rexhep Tafa, Fetah Selca, Haki Krasniqi dhe Beslim Alia.

 


MË SHUME NGA Kosovë