Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin e Kalimashit
Foto: RTK
Kronika

Përfshihet nga flakët një automjet në tunelin e Kalimashit

Jeton Musliu/ RTKlive

Një automjet ka marrë flakë, derisa ndodhej duke qarkulluar në tunelin e Kalimashit, në autostradën Prishtinë- Tiranë.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë RTKlive se automjeti ishte duke qarkulluar në drejtim të Kukësit, kur edhe është përfshirë nga flakët.

Të gjitha automjetet janë larguar prapa nga policia, derisa zjarri është vënë nën kontroll.

Incidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 dhe autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë të lënduar dhe as për shkaqet zjarrit.

Më pas tuneli është liruar për qarkullim, kurse është e paqartë se targat e cilit shtet i kishte automjeti. 

Kjo nuk është hera e vetme që ndodhë një rast i tillë në këtë tunel.

Edhe në vitin 2019, një automjet me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës ishte përfshirë nga flakët duke bërë që tuneli të bllokohej për pak kohë.

 


APR
Romay Lift