08:45 / 29.05.2022
Përfshihen nga zjarri dy vetura në Prishtinë
Emine Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vetura private janë përfshirë nga zjarri të shtunën në Prishtinë.
Siç njofton Policia veturat kishin qenë të parkuara në parking.
“Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private, që ishin të parkuara në parking. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, shkruan në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje thuhet se veturat e përfshira nga zjarri janë konfiskuar për ekzaminim dhe hetime të mëtutjeshme.























