Policia e Kosovës sekuestron veturën e vjedhur
BKT
Foto:Policia e Kosovës
Kronika

Policia e Kosovës sekuestron veturën e vjedhur

Valbona Thaçi/RTKLive

Policia e Kosovës njofton se gjatë ushtrimit të detyrave të rregullta në pikën kufitare në Vërmicë ka hasur në një veturë të dyshuar, ku pas kryerjes së procedurave të parapara ka rezultuar si veturë e vjedhur jashtë vendit.

“Me datë 29.05.2022 rreth orës 22:00 në pikën kufitare në Vërmicë, konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë, është ndaluar vetura e tipit Land Rover, LW, ngjyrë e zezë me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura e lartcekur është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollës tek numri identifikues i veturës, është dyshuar se ka ndërhyrje. Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it, me mision në pikën kufitare në Vërmicë, që të bëhet verifikimi i veturës, verifikim sipas të cilit ka rezultuar se, e njëjta veturë është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vetura dhe leja e qarkullimit të sekuestrohen  dhe rasti të vazhdoj  në procedurë të rregullt ndërsa lënda për hetime të mëtutjeshme  i është dorëzuar njësisë për hetimin e auto krimeve.


MË SHUME NGA Kronika