19:01 / 30.05.2022
Aksident në Bllacë, vdes 23 vjeçari nga Podujeva
Besnik Iseni/ RTK
23-vjeçari,Herolind Çitaku nga Podujeva, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme ,në magjistralen nga Bllaca drejt Shkupit.
Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.























