Grabitje e armatosur në Termocentralin “Kosova A”
BKT
RTK
Kronika

Grabitje e armatosur në Termocentralin “Kosova A”

Kimete Kasumi/ RTKlive

Një punëtor i Termocentralit, ka raportuar në polici se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.

“Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


MË SHUME NGA Kronika