Arrestohet 26-vjeçari për sulm fizik ndaj gruas
BKT
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet 26-vjeçari për sulm fizik ndaj gruas

Emine Hoti/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se dje rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla ‘’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

"Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A (M/K) i moshës 26 vjeçar, përsëritës i dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  me inicialet M.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor”, shkruan në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se pas intervistimit të të dyshuarit nga njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika