10:05 / 01.06.2022
Për 24 orë policia shqiptoi 1987 gjoba në trafik
Emine Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për gjobat që i ka shqiptuar, aksidentet dhe ndalimin e personave që kanë shkelur ligjin.
Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar, 49 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa që nuk a pasur asnjë aksidente me fatalitet ”, raporton RTKlive.
Policia ka dhënë detaje edhe për personat e arrestuar. “Persona të arrestuar kanë qenë 33, persona në mbajtje 14, kurse persona në vuajtje të dënimit 4”, shkruan në raportin e Policisë.
Po ashtu Policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar edhe 1987 gjoba për shoferët në trafik.























