08:48 / 02.06.2022
Prizren, theret me thikë një person, arrestohen dy persona
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një person është therur me thikë në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.
Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























