09:13 / 02.06.2022
Vrasje në tentativë në Lipjan
Emine Hoti / RTKlive
Bëhet e ditur se një person është sulmuar të merkuren nga i dyshuari mashkull kosovar dje në Gadime të Lipjanit.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e ka hapur rastin si “vrasje në tentativë”.























