09:49 / 02.06.2022
Policia jep detaje për kapjen e 18 kg drogë dje në Prizren
Emine Hoti / RTKlive
Policia bënë të ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin e djeshëm.
Rasti ka ndodhur në Autostradë në Prizren, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të dy veturave të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 18 kg. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.























