Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte
BKT
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar një të dyshuari për krime lufte në Kosovë.

I njëjti  është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999”, deklaron policia.

“I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia deklaron se prangosja e tij është bërë në fshatin Gurakoc të Istogut.


MË SHUME NGA Kronika