17:59 / 03.06.2022
9 persona të lënduar në aksident trafiku, kolona disa kilometra (Foto)
Arlinda Sejda/RTK
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë, përkatësisht në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit.
Policia e Kosovës konfirmon aksidentin. “Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Korreticë e Epërme)”, deklaron Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë për RTK.
“ Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment, rreth nëntë persona janë lajmëruar se kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, deklaron Krasniqi.
Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë e gjatë në trafik dhe kolona arrin deri disa kilometra.


























