08:32 / 04.06.2022
Konfiskohet një sasi e dyshuar e narkotikëve e llojit marihuanë
Valbona Thaçi/RTKLive
Gjatë një pike kontrolli policia ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollimit brenda në veturë në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e narkotikëve e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.























