Katër persona me armë të gjata, tentojnë të grabisin bankën
Kronika

Katër persona me armë të gjata, tentojnë të grabisin bankën

Naser Mekolli /RTKlive

Një tentim grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhur në fshatin Preoc të komunës së Gracanicës.

Policia ka njoftuar se katër persona të pajisur me armë kanë tentuar të kryejnë një grabitje.

“Është raportuar se katër persona të maskuar tre prej tyre të armatosur me armë të gjata me një veturë me targa vendore, kishin shkuar te filiali i një banke dhe kishin tentuar të kryenin grabitje”, deklaron policia.

Policia sqaron se më pas, personat e armatosur, kanë përdorur një sëpatë dhe një çakan, duke dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori”, deklaron policia.

Tentim grabitje të ngjashme në vend ka pasur muajve të fundit në disa pjesë të vendit, por kryesisht në rajonin e Prishtinës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa