Arrestohet kamerieri, dyshohet se i ka dorëzuar shefit para të falsifikuara
Kronika

Arrestohet kamerieri, dyshohet se i ka dorëzuar shefit para të falsifikuara

RTKlive.com

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka arrestuar një person për veprën penale “Falsifikim i Parasë”.

Policia e Kosovës, përmes një komunikatë për media, bënë të ditur se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arritur të sigurojë dëshmi relevante se i dyshuari me iniciale (SH.J.) me datën 05.06.2022 derisa kishte punuar si kamerier në një kafiteri të një fshati të Novobërdës, në fund të orarit rreth orës 23:00 kishte dorëzuar pazarin ditor tek pronari në vlerë prej 400 euro, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

“Lidhur me rastin me datën 06.06.2022 njësia e krimeve ekonomike në Gjilan, kanë sekuestruar përkohësisht 8X50 euro = 400 euro, me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe me pastaj është arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale Sh.J.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se i dyshuari i lartshënuar me veprimet e tij dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i Parasë” neni 296 paragrafi 1, i kodit penal të Republikës të Kosovës.

'Më datën 06.06.2022, në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas autorizimit është intervistuar i dyshuari (SH.J.) dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë', njofton zyra për informim e PK-së.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa