11:53 / 07.06.2022
Arrestohet një person i kërkuar në Shtime
Afet BELA/ RTKlive
Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 09:20 në rrugën " Tahir Sinani" në Shtime, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H (M/K), i moshës 32 vjeçar.
"Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej katër (4) muajve.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
"Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës", njofton Policia Rajonale e Ferizajt.