10:02 / 10.06.2022
Rrahje masive në Prishtinë, dy të lënduar
N. Mekolli /RTKlive.com
Policia e Kosovës ka njoftuar se, mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete gjashtë persona, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
“Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, njofton zyra për informim e PK, përmes raportit 24-orësh.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.