09:03 / 11.06.2022
Policia kontrollon tre persona, konfiskon mariuhane
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën Sadik Zeneli në Prishtinë, gjatë një kontrollim të tre personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikeve, e llojit marihuanë.
“Gjatë kontrollit te tre të dyshuar meshkuj kosovarë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e narkotikeve e llojit marihuanë “, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.