08:28 / 12.06.2022
Aksident trafiku në Veternik të Prishtinës
RTK
Një aksident trafiku ka ndodhur sot herët në mëngjes në Veternik të Prishtinës.
Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Policia e Kosovës, sipas së cilës rreth orës 7 në këtë lagje ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën janë përfshirë një automjet i cili e ka goditur një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Sipas policisë njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.