Dita e Çlirimit, nxënësit sot pushim
BKT
Foto: RTK
Kosovë

Dita e Çlirimit, nxënësit sot pushim

Kimete Kasumi/ RTKlive

Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme do të kenë sot pushim për nder të Ditës së Çlirimit.

Dje, më 12 qershor, ishte përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë.

Në këtë datë forcat këmbësore të NATO-s zbarkuan në territorin e Kosovës dhe u dhanë fund vuajtjeve të popullit shqiptar.

Serbia tërhoqi forcat paramilitare nga territori i Kosovës pas 78 ditësh bombardime nga NATO në caqet serbe.

Disa nxënës do të kenë pushim edhe nesër, pasi në shkollat ku ata vijojnë mësimin do të mbahet Testi i Arritshmërisë.


MË SHUME NGA Kosovë