Rrahet 40-vjeçari në Ferizaj, arrestohen dy 17-vjeçarë
Foto: RTK
Kronika

Rrahet 40-vjeçari në Ferizaj, arrestohen dy 17-vjeçarë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Dje rreth orës 04:55 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku personi me inicialet H.A (M/K) i moshës 40 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga dy persona, të cilit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti fillimisht është cilësuar si “Lëndim trupor”.

Siç njofton policia, i lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të moshës 17 vjeçe.

“Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  kishte nisur hetimet intensive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes  së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E.SH ( M/K) dhe SH.N ( M/K),  të moshave 17 vjeç”, njofton policia.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre , me vendim të Prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë , ndërsa rasti është ricilësuar “ Lëndim i rëndë trupor”, për procedura të mëtejme hetimore.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa