Policia jep detajet për plagosjen në Podujevë
Foto: RTK
Kronika

Policia jep detajet për plagosjen në Podujevë

Kimete Kasumi/ RTKlive

Mbrëmë në Podujevë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku ka treguar se është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit e më pas i njëjti është kërkuar por ende nuk është hasur.

“Është raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa