11:14 / 13.06.2022
Lëndohet një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit në aeroportin e Prishtinës
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar dje në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.
“Është raportuar se viktima, shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor.